Google ADS

Dyshohet për disa vjedhje të rënda, arrestohet 21 vjeçari në Gjilan

15:43 | 14 Gusht 2024
KRG

Policia në Gjilan ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje të rënda.

H.I, 21 vjeç është ndaluar për 48 orë.

 

Njoftimi i plotë:

Sot më datë 14.08.2024 rreth ora 10:30, Drejtoria Rajonale e Policisë – Gjilan Njësiti i hetimeve nga stacioni policor në Gjilan, në bashkëpunim edhe me Njësinë e urdhëresave të SP-Gjilan, përmes rrugëve operative kanë arritur deri te informacioni mbi vendndodhjen e të dyshuarit H.I. i lindur më (2003) me vendbanim në Gjilan për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Nga ana e Policisë së Kosovës Stacioni – Gjilan i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.

I njëjti është Intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku janë gjetë prova të qëndrueshme se ai dyshohet të jetë i involvuar në këto vepra penale, pas intervistimit mee vendim të Prokurorit të PTH-Gjilan i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme