Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave që dyshohen se kanë kryer një vjedhje, në një market në Prishtinë.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast “Vjedhje”, rasti thuhet të ketë ndodhur më 01.04.2023.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, Policia apelon tek qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Arbresh.info/
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut