Google ADS

Dyshimet për ndërrim të foshnjës në QKUK, policia jep detaje

10:53 | 23 Shtator 2022
K.B

Mbrëmjen e së mërkurës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) një foshnje ka ndërruar jetë, me ç’rast babai i viktimës e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës.

Sipas babait të foshnjës, infermierja e Klinikës i ka treguar për lindjen e foshnjës, dhe më pas i ka ardhur lajmi se është ngatërruar foshnja, pasi foshnja e tij kishte lindur pa shenja jete.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ankuesi ka raportuar se dyshon që është ndërruar foshnja.

Siç thuhet në raport, lidhur me rastin me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, siç bëhet e ditur në raport, rasti vazhdon të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dyshon se viktimës femër kosovare i është ndërruar foshnja. Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme