Google ADS

Dyshimet për helmim nga uji, vijon të rritet numri i pacientëve në Deçan

23:37 | 12 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Shumë qytetarë të Deçanit po vazhdojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare pas dyshimeve për helmim nga uji.

Banorë të të njëjtave regjione po vazhdojnë të kërkojnë ndihmë teksa kanë të njëjtat simptoma, njofton Klankosova.tv.

Doktoresha në këtë QKMF, Florenta Gjukaj në Edicionin Special deklaroi se vazhdojnë të punojnë më të gjitha kapacitetet që kanë teksa mjetet mjekësore po vazhdojnë të harxhohen.

“Gjendja vazhdon të jetë e njëjtë sikur dje, numri i personave që po kërkojnë ndihmë mjekësore po vazhdon të rritet të janë nga të njëjtat regjione”.

“Vjellje, diarre, marramendje janë simptomat që kanë. I gjithë stafi jemi bashkuar që të tejkalojmë këtë epidemi do ta quaja. Shumicën e mjeteve i kemi pas dhe vazhdojmë t’i kemi, por për shkak të fluksit mjetet mjekësore veç kanë filluar të harxhohen e për këtë barnatoret për rreth janë duke punuar 24 orë”.

Doktoresha mes tjerash theksoi se spitali i Pejës ka qenë i njoftuar për gjendjen dhe ka pas pacientë që i kanë udhëzuar për trajtim atje.

Agim Zekaj, i cili është duke i trajtuar katër fëmijët e tij tregoi se dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Fëmijët kanë dhimbje barku dhe vjellje që nga mbrëmë. Ujin e kanë pi por nuk e di nëse ky është shkaku. Katër fëmijë i kam të helmuar, dy prej tyre janë mirë ndërsa dy të tjerë janë në gjendje shëndetësore më të rëndë”.

Të ngjashme