Dyshimet në Infektivë, 6 trupa dërgohen për obduksion

15:53 | 5 Korrik 2020
Arbresh.info

Policia është ftuar në Klinikën Infektive të QKUK-së pasi për dy ditë u regjistrua një numër i madh vdekjeve të pacientëve të prekur me Covid-19.

Por, ka dyshime se jo të gjithë kanë vdekur nga virusi. E në veçanti 4 viktimat e fundit që humbën jetën pas mesnatës.

Dy nga këta u dërguan për obduksion tek Instituti i mjekësisë ligjore, dhe dy të tjerë u transportuan dhe u përcollën nga kompania transportuese e kontraktuar për bartjen e viktimave nga koronavirusi.

Dyshimet janë se vdekja e këtyre pacientëve erdhi si pasojë e mos funksionimit të sistemit qendrorë të oksigjenit, meqë po këta pacientë nuk ishin nën asistimin e sistemit manual me bombola.

Pretendime të ngjashme ka edhe Arbnora Fazliu, e bija  e një 70 vjeçari nga Mitrovica i cili vdiq rreth orës 3 të mëngjesit dhe trupi i tij u dërgua për autopsi.

Pavarësisht këtyre rrethanave, askush nga institucionet kompetente nuk e tha asnjë fjalë.

Të vetmen gjë që e konfirmoi policia është se vetë QKUK i ka ftuar forcat e rendit lidhur me këto raste.

Pas orës 12 të ditës i pari i Shëndetësisë Armend Zemaj u pa se erdhi te kjo klinikë, por pasi e mbaroi takimin nuk ndaloi për të njoftuar zyrtarisht se çfarë saktësisht po ndodhë.

Ndërkaq para orës 13, policia largoi shiritat e sigurisë, por lëvizjet nuk u ndalën për ta përbrenda kësaj hapësire.

Klan Kosova nga burimet brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore mëson se që nga mbrëmë janë 6 viktima që kanë vdekur në Klinikën Infektive, e që janë dërguar për obduksion.

 

 

https://www.facebook.com/841111159287311/videos/194345155353253

 

 

https://www.facebook.com/841111159287311/videos/275488120387795

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme