Drejtoria Komunale e Arsimit e Prishtinës (DKA) po përballet me kritika lidhur me menaxhimin e procesit të tenderëve për ekskursionet në shkolla.
Një kompani ka paraqitur kërkesë për qasje në dokumentet e kompanisë fituese, duke theksuar se, sipas ligjit për qasje në dokumente publike, është e nevojshme që të gjitha kompanitë të kenë mundësi të shqyrtojnë ofertat e paraqitura.
Kompania që ka fituar tenderin ka ofruar një çmim më të lartë, duke ngritur dyshime mbi procedurat e përzgjedhjes.
Avokati Burim Halili, përfaqësues i kompanisë që ka paraqitur kërkesën për qasje në dokumentet e kompanisë fituese, ka thënë se kjo kompani ka aplikuar me një tarifë prej 120 euro për nxënës, ndërsa kompania që ka fituar tenderin nga DKA, ka një çmim prej 140 euro për nxënës.
“Aty ka disa kompani që kanë aplikuar në atë tender ku deri më tash nuk kena asnjë vendim ose shpallje publike ku thuhet se X kompania e ka fitu tenderin për ekskursionin e shkollave po duke e pasur parasysh që unë e përfaqësoj një kompani “Er lines SH.P.K’ ai ka marrë informacione nga prindërit e fëmijëve që i kanë nëpër shkolla, planin e ka fitu një X kompani, në atë ekskursion që ka fitu ajo kompani, çmimi është dukshëm më i lartë se kompania që ne e përfaqësojmë, kompania që ne e përfaqësojmë e ka apliku me një tarifë prej 120 euro për nxënës, ndërsa kompania që është jep tenderi nga DKA ka një çmim prej 140 euro për nxënës”, thotë ai.
Sipas ligjit për qasje në dokumente publike, kompania që përfaqëson Halili ka kërkuar qasje në to, mirëpo sipas tij, aty ka ndodhur një rreth vicioz, pasi DKA thotë se dosjet janë në shkolla, ndërsa shkollat kanë thënë se ato janë në DKA.
Tutje, avokati tregon situatën kur kishte shkuar për të biseduar me drejtoreshën e DKA-së, mirëpo e njëjta pasi mban dy pozita dhe si nënkryetare e Prishtinës, nuk ishte të asnjëri objekt.
Sipas tij, kompania që ai e përfaqëson ka licencimet e nevojshme për veprimtari, mirëpo kompania fituese duhet të shqyrtohet nëse ajo ka ndonjë leje pune të vlefshme.
Në rast se do gjenden parregullsi në tender, avokati thotë se do ketë pasoja ligjore, pasi kompania e dëmtuar, të cilën ai e përfaqëson do e pasisë DKA-në dhe do kërkojë kompensim të dëmit.
Lidhur me këto akuza, Arbresh.info ka kontaktuar DKA-në, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Po ashtu, Arbresh.info ka kontaktuar edhe kompaninë fituese të tenderit për akuzat që pala që pretendon që është e dëmtuar ka bërë në drejtim të saj, mirëpo, as ata nuk kanë kthyer asnjë përgjigje. Ndryshe, ky tender ka të bëjë me udhëtimin e maturantëve të shkollave të mesme të Prishtinës për në Shqipëri, që pritet të bëhet këto ditë. Arbresh.info/ Rita Jakupi/
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025