Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet pas pranimit të propozimit të BE-së, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Tahiri në dy shkrime në “Facebook”, ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se Kurti pranoi Asociacionin “me dy duar” dhe se Kurti harroi shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Asociacion për serbet PO me dy duarte, po shqiptaret e Lugines se Presheves ku mbeten? kjo eshte fytyra dyftyreshe e Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.
Në shkrimin tjetër, Tahiri ka thënë se “Vuçiq e njohu Kurti por jo shtetin e Kosovës”.
“Ajo qe dihet eshte se Vuciqi njohu Kurtin por jo shtetin e Kosoves, pas nje perfundimi ne Bruksel pa nenshkrime dhe deklarata kunderthenese te dyja paleve!” ka shkruar Tahiri. /arbresh.info/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra