Mbi 300 raste brenda 24 orëve janë regjistruar ditëve të fundit vetëm në Klinikën Emergjente në QKUK. Si shkak i temperaturave të larta, numri i pacientëve në këtë klinikë është dyfishuar ditëve të fundit. Prej tyre pesë deri në dhjetë përqind janë të sëmurët të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera.
Mjekët këshillojnë që sidomos të moshuarit, personat me probleme shëndetësore dhe shtatzënat, mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit gjatë mesditës.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani thotë se kjo klinikë shënon numrin rekord të të sëmbuarve, lënduarve të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore.
Krahas kësaj, gjatë këtyre ditëve të cilat po karakterizohen me temperatura të larta, numri i pacientëve në këtë klinikë është dyfishuar.
“Në ditët e zakonshme në Klinikën Emergjente kanë frekuentuar 120 deri në 170 raste, ndërsa në këto ditët e fundit Klinika Emergjente shënon numrin më të madh të rasteve, të cilët kërkojnë mbi 300 raste. Prej tyre 5 deri në 10 përqind i kemi të sëmurët të cilët vuajnë nga sëmundjet neurologjike, nga goditja në tru, problemet kardiake, sidomos problemet me zemër, goditje në zemër, hipertensioni, po ashtu problemet vaskulare, problemet me enë të gjakut, sëmundjet kronike të mushkrive, sëmundjet metabolike, diabeti, sëmundjet nefrotike dhe sëmundjet e sistemit osto muskular”, thotë ai.
Përkundër numrit të madh të pacientëve, Lenjani thotë se nuk është evidentuar asnjë rast i cili ka pësuar fatalisht si shkak i rrezeve të diellit.
Megjithatë, sipas shefit të Klinikës Emergjent, personat të cilët kanë pasur më parë goditje në tru apo zemër, janë gjasat më të mëdha t’u shfaqen prapë këto simptoma.
Lenjani vazhdon të jetë kritik sa i përket sistemit të referimit, për çka kërkon të merren masa.
“Në bazë të normativit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për një popullatë prej dy milionë, Klinika Emergjente brenda vitit duhet t’i ketë 19 mijë e 250 raste, prej tyre 20 përqind janë të natyrës emergjente, 80 përqind janë raste të cilat mund të trajtohen pa një problem në dy nivelet e kujdesit mjekësor shëndetësor. Përkundër kësaj unë nuk shoh ndonjë zgjidhje paraprake në qoftë se nuk fillon ndonjë dënim paraprak edhe ndëshkimi i atyre rasteve të cilët i dërgojnë pa ndonjë kriter”, shprehet ai.
Mbipopullimi thotë se po ua vështirëson punën, derisa puna e tyre fokusohet në raste më të rënda dhe emergjente.
Lenjani këshillon që nga ora 11:00 deri në 17:00, qytetarët fare mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit, sidomos personat me probleme shëndetësore, meqë gjendja e tyre mund të përkeqësohet.
“Në orën 11:00 deri në orën 17:00 të qëndrojnë në ambientet shtëpiake ku janë të freskët. Po ashtu munden të përdorin kondicionerët që të paktën të eliminohet temperatura e tepërt. Të marrin barnat sipas mjekimit familjar apo sëmundjes përkatëse. Të marrin ushqimin në kohë të rregullt, racionet ditore, ushqimi i pasur me vitamina, duke e larguar përdorimin e yndyrnave. Të mbajnë veshmbathje me ngjyrë të qeltë, për shkak se i dëbon rrezet e diellit, ndërsa ngjyra e mbylltë i absorbon dhe të sëmurët të cilët kanë probleme shumë serioze në rast se paraqitet ndonjë dhimbje e gjoksit, frymëzënie, menjëherë të paraqiten në shërbimin emergjent për t’u marrë masat jetëshpëtuese” thotë ai.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga e hëna moti do të jetë më i freskët, me vranësira dhe intervale me diell, derisa pasditet me reshje shiu. E temperatura maksimale të hënën do të jetë 24 gradë.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...