Google ADS

Dybala shpjegon pse nuk ka shënuar ende te Argjentina

19:14 | 17 Nëntor 2018
Arbresh Info

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka folur pas miqësores së fituar nga skuadra e tij e Argjentinës kundër Meksikës.

‘La Joya’ është ende në kërkim të golit të parë me skuadrën e tij kombëtare dhe për këtë çështje i është adresuar mediave në intervistat pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.

“Unë mendoj se nuk duhet të jem egoist, por duhet të punojë në të mirë të skuadrës”, ka thënë fillimisht Dybala.

“Sigurisht, të shënosh e shton vlerën, por unë jam përpjekur për të ndihmuar skuadrën në një rolin në të cilin kam luajtur. Sot, trajneri më ka dhënë lirin prandaj pasi kemi luajtur me dy sulmues unë jam përpjekur për t’i ndihmuar si sulmit ashtu edhe mesfushës”

“Në pjesën e parë funksionoi sepse ne kishim më shumë posedim. Në pjesën e dytë, Meksika ndryshoi sistemin dhe ne është dashur të mbrohemi më shumë”, shtoi Dybala.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme