Dy zyrtarë të Komunës së Podujevës kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.
Të konfirmuarit me virusin korona janë zyrtarë në dy drejtori të Komunës së Podujevës.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Administratës, Gëzim Namani.
“Dy zyrtarë në Komunën e Podujevës janë konfirmuar më COVID-19. Njëri është në Drejtorinë e Arsimit dhe tjetri në Drejtorinë e Urbanizimit”, ka thënë Namani.
Ndërkaq, numri i rasteve me koronavirus është rritur javët e fundit në Podujevë. Për vetëm dy ditë, rreth 40 persona kanë rezultuar pozitivë.
Që nga sonte, do të nisë edhe ora policore edhe në Komunën e Podujevës. Sipas vendimit të Qeverisë, nga ora 22:30 deri në ora 05:00 ndalohet qarkullimi.
Sot edhe 239 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar në Kosovë, pas testimit të 401 mostrave nga IKSHPK-ja. Nga këto raste, 14 janë nga Podujeva.
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania