Dy zyre janë përfshirë nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IML).
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke shtuar se nuk ka të lënduar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Arbresh.info se zjarri është raportuar rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm.
“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Sipas saj, aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Evakuohet stafi i IML-së, zjarrfikësit arrijnë në vendin e ngjarjes
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...