Të mërkurën mbrëma, Kosova u trondit nga dy vrasje që ndodhën në kryeqytet në distancë kohore të shkurtër nga njëra-tjetra.
Sipas raportit të policisë, vrajsa e parë ndodhi në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë ku mbeti e vrarë një grua si pasojë e një grabitjeje të armatosur.
Policia bën të ditur se një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe ka qëlluar me armë zjarri për vdekje, shkruan Arbresh.info.
“Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje.”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas policisë, lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili ishte dëshmitar i rastit.
I njëjti kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre.
“Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.”, thuhet tutje.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq, rasti është inicuar si “vrasje me pasoja të grabitjes”.
LEXO EDHE:
Pothuajse një orë më vonë po të mërkurën, humbi jetën një person në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.
Sipas policisë, i dyshuari e ka therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij pas një mosmarrëveshjeje.
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku.”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
LEXO EDHE:
Vrasja e gruas në Prishtinë, çka thuhet në raportin e policisë
Lidhur me vrasjen e gruas, ka reaguar edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacollii cili i ka shprehur ngushëllime familjes së familjes të së ndjerës, Liridona Murseli.
“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”, ka shkruar Pacolli në telegramin ngushëllues.
LEXO EDHE:
Pacolli: Lajm i tmerrshëm tragjedia në familjen e Naim Murselit
Ndërkaq, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se dikush duhet të mbahet përgjegjës për këtë shkallë të pasigurisë.
“Dy vrasje brenda natës në kryeqytet. Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej.”, u shpreh ajo.
“E tmerrshme”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Çitaku: Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë
Prokuroria nis hetimet për vrasjen e bashkëshortes së Naim Murselit – Arbresh.info
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit