Pas pak muajsh bëhen dy vjet prej se është nënshkruar Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. Kjo marrëveshje po dështon të ratifikohet në Kuvend pasi që partnerët e koalicionit qeverisës nuk po arrijnë t’i sigurojnë votat e nevojshme të deputetëve. Në anën tjetër Bashkimi Evropian është i prerë, pa miratim të Demarkacionit s’ka liberalizim të vizave me Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Koalicioni qeverisës PDK-LDK ende nuk po arrin t’i sigurojë votat për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, sado që kjo marrëveshje ka gati dy vjet prej se është nënshkruar (26 gusht 2015).
Tek një vit pas këtij nënshkrimi, me gjithë kritikat e opozitës, Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi u miratua nga Qeveria e Kosovës.
Ndërkohë, një muaj pas kësaj, Qeveria e procedoi në Kuvend këtë marrëveshje, më 1 shtator të vitit të shkuar.
Porse tek pas fillimit të seancës i pari i ekzekutivit, Isa Mustafa, vendosi ta tërheqë nga rendi i ditës, pasi që Lista Serbe nuk ishte në Kuvend, ndërkohë jashtë protestohej nën organizimin e opozitë.
Por, pavarësisht se pas këtij “dështimi” u tha disa herë se Demarkacioni do të riprocedohet në Kuvend, një gjë e tillë nuk po ndodh as sot.
Kjo pasi që koalicioni qeverisës nuk po arrin t’i sigurojë numrat e mjaftueshëm për ta ratifikuar atë.
Nga ana tjetër, edhe vetë zyrtarë të Qeverisë thonë se Demarkacioni do të shkojë në Kuvend tek atëherë kur ka sinjal për siguri të votave.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani