Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami ka kujtuar momentin kur udhëtimi i ish-Presidentit u ndërpre derisa ishin në Aeroplan.
Sipas tij, 10 minuta pasi ishin nisur nga Tirana për në Uashington, shkruan arbresh.info.
“Sot, si dy vjet më parë, isha pjesë e delegacionit të Presidentit Thaçi, ku u nisëm për në Uashington. Ky udhëtim u ndërpre vetëm 10 minuta pasi ishim nisur nga Tirana. Derisa ishim në aeroplan, Gjykata Speciale lëshoi një komunikatë të paprecedent, kundër parimeve dhe vlerave të drejtësisë ndërkombëtare. Atë ditë, Gjykata Speciale shpalosi qëllimet e vërteta, përndjekjen politike të krerëve të UÇK-së, mbajtjen e tyre sa më gjatë, pa aktakuzë, pa proces gjyqësor, pa proces fer dhe të paanshëm”, shkruan Behrami në Facebook.
Ndryshe, dy vjet më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë doli me njoftim se ka ngritur aktakuzë ish-Presidentit Thaçi.
Thaçi menjëherë ishte kthyer në Kosovë, duke anuluar vizitën në Shtëpinë e Bardhë. /arbresh.info/
LEXO EDHE
LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale ngrit aktakuzë ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit – Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...