Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit M.A, për shkak të veprës penale ‘Marrje e ryshfetit’.
I akuzuari M.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite si dhe dënim me gjobë në shumë prej 1 mijë euro, të cilat dënime do ti mbajë – paguaj, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit përcjell Arbresh.info
“Të pandehurit i shqiptohen edhe dënimet plotësuese, urdhëri për kompensimin e humbjes apo dëmit ndaj të dëmtuarit B.H, dhe obligohet që t’i kompensojë dëmin e shkaktuar në shumën prej 2000 (dymijë) euro si dhe Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej tre (3) vite, pas përfundimit të dënimit me burgim”, thuhet në njoftim.
Detyrohet i akuzuari M.A që të paguajë shpenzimet e procedurës penale si dhe paushallin gjyqësor në shumë prej 100 euro si dhe shumën prej nga 50 euro në emër të taksës për Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...