Google ADS

Dy viktima nga koronavirusi në Kosovë, bie dukshëm numri i të infektuarve

15:00 | 14 Shkurt 2022
A. B.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19 si 247 raste të reja të infektimit.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

14 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 2.314 testime, 247 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 2.096 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312.

Në total numri i rasteve aktive është 10.800.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:  https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Respektoni distancën!

Mbani higjienën! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme