Një shofere ka pësuar lëndime serioze në njuë vetaksident në autostraden ”Arben Xhaferi” saktesisht në Babush-Lipjan në kilometrin e 11-të.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore për kontrollë në autostrada, autoambulanca dhe zjarrfikësit, shkruan Arbresh.info.
“Sonte rreth ores 21:15 në autostraden ”Arben Xhaferi” saktesisht në Babush-Lipjan në kilometrin e 11-të është shkaktuar një aksident trafiku (vetëaksident) ku është i përfshirë një automjet. Sipas informatave të para shoferja e automjetit ka marr lendime serioze. Në lokacionin e aksidentit kanë dale njësitet policore për kontrollë në autostrada, autoambulanca dhe zjarrfikësit.”, ka thënë Hoxha.
“Hetimet lidhur me shkaktarët e këtij rasti janë po vazhdojnë.”, shtoi ai.
30 minuta më vonë ka ndodhur një tjetër vetaksident në rajonin e Mitrovicës ku ka pësuar lëndime të rënda shoferi.
“Nga ekipet e terenit raportohet që shoferi i automjetit poashtu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore si pasojë e lendimeve të marra.”, tha ai.
Ai iu bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, e në veçanti shoferëve që të kenë kujdes.
“Duke vlerësuar këtë situatë dhe këto raste që shpesh po perfundojnë edhe me humbje të jetëve njerëzore, sipas analizave statistikore që tani më që i kemi potencuar dhe publikuar disa here, vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti (2024), (shtatëdhjetë) 70 persona kanë humbur jetën në aksidnte të trafikut rrugor dhe rreth 55% prej tyre janë shoferë”.
“Kërkojmë sërish nga të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes të respektojnë shenjat rrugore, kushtet e rrugës dhe dispozitat tjera ligjore që rrjedhin nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve, që shpesh po rezultojnë me pasoja fatale”, theksoi Hoxha.
“Njësitet tona patrulluese, të rendit, të trafikut dhe ato në autostradë, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve dhe vetem në 24 orët e kaluar nga policia janë shqiptuar 2136 tiketa trafiku për kundervajtje të ndryshme”.
“Megjithatë vendosja dhe mbajtja e një sigurie më të madhe në trafik, kërkon kryesisht vetëdijësim të të gjithë pjesmarrësve në trafik në veqanti vetëdijsim të drejtusve të automjeteve (shoferëve) që siç potencuam më lart rezultojnë të përbëjnë rreth 55% të viktimave në rastet e aksidenteve me fatalitet”, tha ai./Arbresh.info/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...