Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur dje në Prizren.
Sipas raportit të policisë, në rastin e parë vikitma është gjetur në rrugë, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se ai kishte qenë i ulur në momentin që policia ka arritur.
“Prizren 28.10.2024-10:20. Raportohet se pa shenja jete është gjetur ulur në rrugë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ne vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërsa, në rastin e dytë policia njofton se një person është gjetur i shtrirë në tokë, dhe pas dhënies së ndihmës mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku më pas ka ndërruar jetë.
“Prizren 28.10.2024-13:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në tokë, i cili pas dhënies së ndihmës mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Policia është duke u marrë me hetimin e këtyre dy rasteve. /Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...