Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e së hënës në Prishtinë, i pasojë e një konflikti, i cili më pas ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj tha për Arbresh.info se prokuroria tashmë ka nisur hetimet mbi rastin.
“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me rastin e ndodhur sot, në lagjen “Veterniku” në Prishtinë, ju njoftojmë se pas pranimit të informatë nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda i kësaj Prokurorie, ka autorizuar të njëjtit t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat do t’i ndriçojnë rrethanat e rastit”, theksoi ajo.
Ulaj shtoi se “nga hetimet preliminare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personash, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe nga kjo ngjarje kanë mbetur të lënduar tre persona, me ç’ rast janë dërguar në QKUK për ta marrë ndihmën e nevojshme mjekësore”.
“Në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera, për shkak se janë duke u kryer hetime karshi këtij rasti”, potencoi Ulaj./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...