Dy persona kanë vdekur në vendet e tyre të punës gjatë të ditës së enjte.
Policia e Kosovës raporton se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në Lubizhdë të Prizrenit, derisa rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Pobërgj të Deçanit.
I lënduari në Lubizhdë fillimisht ishte dërguar në Qendrën Spitalore Rajonale në Prizren dhe më pas në QKUK, ku edhe ka vdekur.
Rasti në Pobërxh të Deçanit ka ndodhur derisa ai po punonte në një shtëpi. Ai ka rënë nga ballkoni i katit të parë, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës, aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.
Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i lirohet familjarëve për ceremoni mortore.
Rastet po hetohen nga policia.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...