Dy të vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

23:19 | 21 Tetor 2024
E.G

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova.”

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes,” deklaroi Kryeziu.

Sipas Kryeziut, në aksident janë lënduar edhe dy persona, por të cilët janë jasht rrezikut për jetë./rtk

LEXO EDHE:

Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme