Janë aksidentuar dy vetura në fshatin Sibovc të Pejës ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një i mitur.
Nga lëndimet e mara i njëjti ka ndërruar jetë, shkruan arbresh.info.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje ndërsa trupi i pajete i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës ku raportohet se një person duke e drejtuar veturën nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës e ka goditur biçiklistin.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./Arbresh.info.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...