Policia e Kosovës shpreh shqetësim për situatën e sigurisë dhe numrin e madh të aksidenteve me fatalitet në rrugët tona.
Me gjithë angazhimet e Policisë së Kosovës, masat e vazhdueshme operacionale, duke përfshirë edhe fushatat sensibilizuese dhe apelet për një kujdes për siguri më të madhe në trafik, referuar statistikave të 24 orëve të fundit ku janë evidentuar dy aksidente me fatalitet, situata e sigurisë në rrugët tona mbetet ende shqetësuese, thuhet në komunikatën e Policisë.
“Aksidentet në përgjithësi ,e sidomos humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku, është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet dhe apelojmë për një përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive, për një gjendje më të mirë”.
“Policia e Kosovës me njësitet e saj në kuadër të fushëveprimit të saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetësim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore”, thuhet në komunikatë.
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...