Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në orët e mbrëmjes në bjeshkët e Deçanit.
Këtë informacion e ka konfirmuar për lajmi.net komandanti i policisë për komunën e Deçanit, Nysret Xhurkaj i cili ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Policia, zjarrfikësit, dhe ambulanta kanë dalur në vendin e ngjarjes. Dy persona kanë mbetur të vdekur, një mashkull dhe një femër moshën e të cilëve nuk e dijmë. Kurse tre të tjerë janë të lënduar rëndë, por që janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë komandanti i policisë për lajmi.net
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare