Dy të vdekur dhe 71 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

15:04 | 16 Maj 2021
Përparim Bublaku

Dy persona kanë  vdekur  dhe janë shënuar dhe 71 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, gjatë 24 orëve janë shëruar 173 persona, ndërsa janë bërë 3. 377 testime.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.225 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.061.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Gjilan 9 raste, Mitrovicë 7 raste, Ferizaj 5 raste, Istog 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Klinë 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Kamenicë, Lipjan, Prizren, Rahovec dhe Suharekë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme