Dy të prekur me koronavirus janë në gjendje të rëndë

09:32 | 13 Maj 2020
Arbresh.info

Dy pacientë të prekur me covid 19 e të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë në gjendje më të rënduar.

Njëri prej tyre gjendet në repartin e mjekimit Intensiv, me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, shkruan arbresh.info.

Në raportin e kësaj klinike thuhet se sot aty gjenden të shtrirë 12 pacientë me Covid-19.

“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 13 maj 2020, janë të shtrirë 12 pacientë me Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar, njëri prej tyre gjendet në repartin e mjekimit Intensiv, me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

2 pacientë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme