Google ADS

Dy të plagosurit në Veternik në gjendje të rëndë, vazhdojnë mjekimin në Intensivë

12:21 | 18 Mars 2025
R J

Dy personat e plagosur gjatë grabitjes së armatosur dje në Veternik po trajtohen në Klinikën Intensive.

Gjendja e tyre paraqitet të jetë jostabile, shkruan Arbresh.info

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar shefi i Intensives Qendrore në QKUK Shaqir Uka tha se të plagosurit janë në gjumë me barna dhe të kyçur për aparatura mjekësore.

Uka shtoi se ata po monitorohen 24 orë.

“Pas lëndimeve që kanë pësu me armë zjarri, janë sjellë fillimisht në Qendrën Emergjente, pas kryerjes së ekzaminimeve është dashur ti nënshtrohen intervenimit kirurgjik. Po vazhdojnë të qëndrojnë dhe më tutje dhe po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor.Që të dy pacientët vazhdojnë të qëndrojnë dhe më tej të fjetur me barna, të kyçur për aparatura mjeksore. Lëndimet janë serioze, gjendja e mëtutjeshme e tyre është jostabile, ata po monitorehen 24 orë”, tha Uka./Arbresh.info

Të ngjashme

Foto lajm