Dy personat të cilët kanë shpëtuar në aksidentin e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, po trajtohen në QKUK, përkatësisht në Klinikën Intensive.
Familjarët prapa kamerave, kanë treguar për Kohavisionin, se gjendja e tyre është e rëndë dhe në çdo moment po presin që t’i largojnë nga Kosova, raporton KTV.
Familjarët kanë thënë se trajtimi i tyre atje është mundësuar nga banka TEB, në të cilën ata janë punëtorë.
Ndërkaq, Lulzim Syla, mjeku i cili i ka pranuar ata në emergjencë, përmes telefonit, i ka thënë KTV-së se gjendja e tyre është e rëndë dhe nga emergjenca i kanë bartur në Klinikën Intensive për trajtim të mëtejmë.
Ndërkaq, në këtë aksident kanë vdekur dy persona, Kaltrina Hoti 31 vjeçe dhe Learta Sopjani 23 vjeçe, të dyja punëtore në bankën TEB.
Të aksidentuarit dhe viktimat po ktheheshin nga ndeja e fundvitit, organizuar nga kjo bankë.
Ndërkaq, përgjatë vitit 2018, 86 aksidente kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 121 është numri i të vdekurve në këto aksidente.
Brenda vitit janë shënuar 5 mijë e 706 raste të aksidenteve me të lënduar, ku kanë pësuar 11 mijë e 336 persona.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend