Google ADS

Dy të lënduar nga një rrahje në Mitrovicë, sulmuesi në arrati

12:54 | 2 Shtator 2020
M. A.

Një person nga Mitrovica ka sulmuar dy të tjerë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia ka njoftuar se njëri prej viktimave është duke u mjekuar, ndërkaq tjetri është liruar në shërim shtëpiak.

“Është raportuar për një rrahje ku dy viktima meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore. Njëri nga viktimat si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë është duke u trajtuar te Mjeku, ndërsa tjetri pas marrjes së tretmanit është liruar në shërim shtëpiak”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Ndërkaq personi që i ka sulmuar viktimat ndodhet në arrati.

“I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte lënduar viktimat gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme