Një aksidenti trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Bresalc të Gjilanit ku si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.
Të njëjtit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Sot më 24.09.2022 në orët e pasdites në fshatin Bresalc, Komuna Gjilan ka ndodh një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë sjellur në Spitalin e Gjilanit ku janë duke u trajtuar, por jashtë rrezikut për jetën”, tha Hashani.
“Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal”, shtoi ai./arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës