Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradës Veternik – Bresje

20:27 | 22 Nëntor 2024
Q L

Në aksidentin në pjesën e autostradës Veternik-Bresje janë lënduar dy persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili njoftoi se në aksident janë përfshirë dy automjete, shkruan Arbresh.info

“Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në pjesën e autostradës Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet tutje në konfirmim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme