Google ADS

Dy të burgosur në Lipjan “shfrytëzojnë” ditën e zgjedhjeve për tu arratisur

16:04 | 17 Tetor 2021
S D

Dy të burgosur janë arratisur sot nga Qendra Korrektuese në Lipjan, transmeton arbresh.info.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

A.K dhe Sh.Xh janë të arratisurit në këtë rast.

Dy të burgosurit janë të dënuar me masë edukuese korrektuese.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40, nga Qendra Korrektuese Lipjan janë arratisur dy të burgosur, A.K dhe SH.XH. Dy të burgosurit janë tē dënuar me masë edukuese korrektuese. A.K, është i denuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i denuar me dy vite për veprën penale, asgjesim apo demtim i pasuris,vjedhje. Aktualisht, janë duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndersa për rastin janë njoftuar Policine e Kosoves”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme