Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona ditën e djeshme për shkak të një përleshjeje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Njëri nga të dyshuarit sipas policisë e ka sulmuar me thikë një person, pasi ky i fundit ia kishte sulmuar djalin e mitur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në një kafiteri ishin përleshur fizikisht. Fillimisht njëri prej të dyshuarve e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar, të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, kurse në shenjë revolte babai i të miturit e kishte sulmuar fizikisht me thikë të dyshuarin që ia kishte sulmuar djalin i cili si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të rënda trupore. Palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...