Dy të arrestuar për fajde në Lipjan

14:42 | 21 Prill 2017
Arbresh.info

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë, të  mbështetur nga njësitë e NJSO, pas zhvillimit të hetimeve, kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës  me ç’rast kanë bastisur dy lokacione-banesat pronë e dy të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘fajde’ , shkruan arbresh.info.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur dhe janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale një fletore  dhe disa letra tjera .

Të dyshuarit janëm arrestuar dhe pas intervistimit  me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme