Dy meshkuj shqiptarë nga Rahoveci, janë arrestuar nga Policia e Kosovës për veprën penale fajde, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Radostë në mesditën e së hënës, ndërsa viktima, mashkull shqiptar ka informuar se në vitin 2014 kishte marrë para me fajde nga një person dhe në pamundësi të kthimit të fajdes i dyshuari ia ka marrë shtëpinë.
Gjatë kontrollit tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 30 fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike