Dy të arrestuar në Prishtinë për fajde

12:29 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Njësitet policore të DHKK-së, të mbështetura edhe nga pjesëtarët e NJSO-së, pas zhvillimit të hetimeve në fshatin Siqevë të Prishtinës, kanë zbatuar urdhëresën e  Gjykatës të datës 08.12.2017, ku me këtë rast janë kontrolluar shtëpitë familjare, pronë e katër të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë, të cilët dyshohet se në bashkëveprim, viktimës mashkull K/Shqiptar i kanë huazuar 80.000 euro (dy vetura AUDI) dhe pastaj nga ky moment kanë filluar t’i llogarisin fajde e që deri më tani vlera ka tejkaluar shumën prej 300.000 €.

Gjatë kontrollit janë gjetur një libër me shënime në lidhje me veprimtarinë e dyshuar, 8 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 5 fishekë të revolverit cal-38 mm.

Me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy nga të dyshuarit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme