Gjykata e Apelit ka njoftuar se dy të akuzuarve për “Shpëlarje të parasë në bashkëkryerje”, u ka vërtetuar dënimin me burg për dy të akuzuarit që Gjykata Themelore i kishte dënuar para rreth një viti.
I vetmi ndryshim i bërë në aktgjykim është ai i cilësimit juridik të veprës penale dhe atë veprimet e të pandehurve nga “Shpëlarja e parasë në bashkëkryerje”, janë ri-cilësuar në “Shpëlarja e parasë në bashkëkryerje”.
“Të akuzuarve për shpërlaje parash u vërtetohen dënimet me burgim, dhe u konfiskohet pasuria rreth 1,000, 000 ( një milion ) eurove Prishtinë, 03.02.2020 – Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, ua ka vërtetuar dënimet me burgim me kusht prej dy vjetësh të akuzuarve F.S. dhe M.S. Atyre gjithashtu, u është vërtetuar edhe dënimi plotësues i shqiptuar nga ana Gjykatës Themelore në Prishtinë, për konfiskimin e pasurisë/ sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale në shumën prej 946,820.84 eurove”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
“Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, i datës 28.03.2019, është ndryshuar vetëm sa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe atë veprimet e të pandehurve nga ‘Shpëlarja e parasë në bashkëkryerje’ sipas nenit 308 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe nenit 32 par.2 nënpara.2.1 dhe 2.2 të Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit, janë ri-cilësuar në ‘Shpëlarja e parasë në bashkëkryerje’ sipas nenit 308 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe nenit 56 par.1, pika 1.1 dhe 1.2 e Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit. Gjithsesi ky ri-vlerësim juridik nuk ka ndikuar në dënimin e të akuzuarve. Në çështje tjera aktgjykimi i ankimuar ka mbetur i pa ndryshuar”, thuhet në njoftim.
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?