Dy persona dyshohet se kanë tentuar të udhëtojë me dokumente false përmes Aeroportit Ndërkombërar “Adem Jashari”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti në kontrollin e dokumenteve ka prezantuar dokument-pasaportë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, bënë të ditur Policia e Kosovës.
Dokumenti është konfiskuar, ndërsa në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj, pasi që e njëjta në kontrollin e dokumenteve ka prezantuar dokument-pasaportë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, bënë të ditur policia.
Dokumenti është konfiskuar, ndërsa në konsultim me prokurorin e dyshuara është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë