Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Urnäsch të Zvicrës.
Siç merr vesh albinfo.ch nga një burim i saj, dy viktimat janë shqiptarë.
Bëhet fjalë për një të rin 18 vjeçar nga Prishtina, me qëndrim në Flaëil dhe moshatarin e tij nga Kumanova, me qëndrim në Gossau.
Dy të tjerë janë dërguar në spital me lëndime.
Pak para orës 3 të mëngjesit, një makinë me katër të rinj të moshës 18 deri në 21 vjeç ishte nisur nga Urnäsch-i drejt Schëägalp-it, shkruan polizeineës.ch.
Pak para lokalitetit Steinflue, shoferi kishte humbur kontrollin mbi mjetin e tij në një kthesë në të djathtë dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, makina është përmbysur dhe është ndalur në shtratin e lumit Urnäsch. Dy nga pasagjerët, 18 dhe 21 vjeç, kanë mundur të dalin në mënyrë të pavarur nga automjeti dhe janë dërguar në spital nga Rega dhe shërbimet e urgjencës.
Dy 18-vjeçarë kanë humbur jetën në vendngjarje.
Shkaku i saktë i aksidentit po hulumtohet nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit Appenzell Ausserrhoden dhe nga specialistë të policisë kantonale.
Për të siguruar provat janë thirrur shërbimi mjekoligjor dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i St Gallen-it.
Rruga Schlägalpstrasse u desh të mbyllej në të dy drejtimet në mënyrë që të realizohej hetimi i aksidentit, i cili zgjati rreth pesë orë.
15 pjesëtarë të departamentit të zjarrfikësve Urnäsch dhe 14 anëtarë të departamentit të zjarrfikësve të bazës Herisau u vendosën për të mbyllur rrugën.
Ka pasur dëme materiale prej disa mijëra frangash.