Google ADS

Dy shpërthime me shok-bombë në Mitrovicën e Veriut, nuk ka të lënduar

08:59 | 16 Korrik 2023
E.H

Dy shpërthime brenda natës kanë ndodhur dje rreth orës 03:35 në Mitrovicën e Veriut, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në oborrin e shtëpisë së një gruaje janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba), dhe nga ky rast nuk ka të lënduar as dëme materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet

“Rr. Pop Angjelko Neshiq, Mitrovicë Veri  15.07.2023 – 03:35. Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës  në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba)  ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme