Të martën, në orën 12, në lokalet e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në Mahallën e Muhaxherëve, Kulla e zotnisë, në Prishtinë, në orën 12, përurohen dy romanet e prof. dr. Lutfi Dervishit.
“Në frontin e lirisë (me UÇK-në)” dhe “Hijet”, janë dy romanet që do të mund të marrin lexuesit nga nesër.
Për veprat flasin studiues dhe shkrimtarë, anëtarë të LSHK-së.
Prof. dr. Lutfi Dervishi ka lindur në Gradicë të Drenicës, më 6.04.1955. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe Dobroshevc, kurse gjimnazin në Drenas.
Fakultetin e mjekësisë e mbaroi në Prishtinë më 1978, ndërsa specializimin në urologji në klinikën urologjike “Dr. M. Stojanoviç”, si dhe studimet pasdiplomike në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Zagrebit më 1985. Titullin doktor i shkencave të mjekësisë e ka marrë në universitetin “Ludvig-Maksimilians” në Munih të Gjermanisë më 1990.
Prej vitit 1986 deri më 1990 ka punuar si urolog në klinikën universitare “Grosshadern” të Munihut.
Pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë një vit ka punuar si mjek në Skënderaj, pastaj prej vitin 1981 është punësuar në Klinikën Kirurgjike, Reparti i Urologjisë në QKUK, Prishtinë, deri në gjysmën e vitin 1990, ku së bashku me shumë kolegë të tjerë pushteti i atëhershëm serb i largoi nga puna.
Më 1993 është zgjedhur asistent i lëndës kirurgji në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, kurse më vitin 1997 docent i lëndës së kirurgjisë.
Gjatë luftës (1998-1999) në Kosovë ka udhëhequr formimin e shërbimeve kirurgjike dhe shërbimin kirurgjik nëpër disa qendra në Kosovë së bashku me dr. Shpëtim Robajn, duke mundësuar shërimin e shumë luftëtarëve të lirisë.
Në vitin 2001 emërohet kryetar i Shoqatës së Urologëve të Kosovës dhe ishte njëri prej themeluesve të saj. Në krye të kësaj shoqate ndodhej deri në vitin 2017.
Nga viti 2002 emërohet anëtar i Shoqatës së Urologëve të Evropës, njëkohësisht në këtë vit Shoqata e Urologëve të Kosovës në Birgmingam të Anglisë bëhet anëtare e Shoqatës së Urologëve të Evropës, ndërsa prof. dr. Lutfi Dervishi zgjidhet anëtar i bordit të shoqatave nacionale të Evropës, ku bordi ushtron veprimtarinë nën patronazhin e Shoqatës së Urologëve të Evropës.
Në shtator 2002 pranohet anëtar i Shoqatës së Urologëve Gjermanë dhe njëkohësisht zgjidhet anëtar i komisionit “OST-West” në kuadër të Shoqatës së Urologëve Gjermanë.
Prof. dr. Lutfi Dervishi ishte anëtar i bordit të Shoqatës së Urologëve Evropianë për shumë vite dhe anëtar i komisionit recensues të punimeve shkencore të kongreseve të EAU-së.
Ishte anëtar i kryesisë së Shoqatës Evroaziatike të Andrologëve.
Ka ndjekur shumë kongrese, simpoziume dhe tubime shkencore në vend dhe jashtë, si dhe shumë kurse me rëndësi shkencore siç janë ato në SHBA dhe në qendra me rëndësi në Evropë.
Në veprimtarinë profesionale ka dhënë ndihmesë të veçantë në udhëheqjen e studimeve pasdiplomike në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së, duke përfshirë dhe punën e udhëheqjen e studentëve dhe specializantëve në fushën e tij.
Ka botuar disa libra të fushës së mjekësisë dhe një varg punimesh shkencore si autor e bashkautor:
Urologjia, botim universitar, Prishtinë, 2002.
Disfunksioni erektil, Prishtinë, 1994.
Urolitiaza, botim universitar, Prishtinë, 2004.
Kirurgjia abdominale urgjente, I, bashkautor, Prishtinë, 1998.
Indukimi hipertermik i pengesave mikrocirkulare në rotelin e minjve, disertacion, Munih, 1990 etj.
Është i gjatë numri i punimeve shkencore.
Vjershën e parë e ka botuar në “Rilindjen për fëmijë” në maj 1966, kurse ka botuar edhe shumë vjersha të tjera në revistat “Pionieri” “Flaka e vëllazërimit”, “Shëndeti”, “Zëri i rinisë” etj.
Ka botuar këto vepra letrare:
Violina e humbur, roman, LSHK, Prishtinë, 2019.
Nëpër grila, poezi, LSHK, Prishtinë, 2020.
Në frontin e lirisë (me UÇK-në), LSHK, Prishtinë, 2020./arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...