Sot me 27.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (108) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoVtë, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.
Nga data 08.02.2020 deri me 27.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 991 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tetëdhjetë e tetë (88) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.749 kontakte të rasteve.
Nga data 01.02.2020 deri me 27.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 19.151 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.481, Vërmicë 5.149, Jarinje 1.536, Dheu i Bardhë 1.027, Hani i Elezit 2.892, Kullë 1.208, Qafë Morinë 47, Bërnjak 538, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 27 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 585.000 raste të COVID-19 dhe 26.844 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (96.968), Italia (86.5498), Kina (81.340), Spanjë (64.059), Gjermani (49.344), Irani (32.332), Francë (32.964), Mbretëri të Bashkuar (14.543), Zvicër (12.928), Holandë (8.603), Austria (7.610), Belgjikë (7.284), Turqi (5.698), Greqi (966), Slloveni (632), Kroaci (586), Serbi (528), Maqedoni e veriut (219), Shqipëri (186) dhe Mali i Zi (75).
Deri me 27 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (9.134), Spanjë (4.934), Francë (1.995), Mbretëri të Bashkuar (759), Holandë (546), Gjermani (321), Belgjikë (289), Zvicër (231), Turqi (92), Austri (58), Danimarkë (52), Greqi (28), Poloni (16), Luksemburg (15), Hungari (10), Slloveni (9), Serbi (8), Shqipëri (8), Bullgari (3), Maqedoni e veriut (3), Kroaci (3) dhe Mali i Zi (1).
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...