Google ADS

Dy raste në gjendje të rëndë nga COVID19

10:06 | 11 Gusht 2022
K.B

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 77 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas njoftimit në Klinikën Infektive janë të shtruar 27 pacientë dhe një është në mjekim intensiv me oksigjeno-terapi.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në Klinikën e Pediatrisë janë të shtruar gjashtë pacientë, ndërsa në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtruar katër pacientë.

Ndërsa, në Klinikën e Neonatologjisë është e shtruar një foshnje dhe në mjekim Intensiv Qendror janë dy raste.

Ndërkaq, në spitalet e komunave të Kosovës janë të shtruar gjithsej 32 pacientë.

“Spitali i Gjakovës – 15 pacientë, spitali i Prizrenit – 3 pacientë, spitali i Pejës – 9 pacientë, spitali i Gjilanit -4 pacientë, Spitali i Mitrovicës – 1 pacient”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme