Dy raste me koronavirus, shkon numri i të infektuarve në 108

10:55 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, gjithsej njëqind e tetë (108) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv.

Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familjarëve të rezultuar pozitiv dhe
Pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.
Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.
Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.265 kontakte të rasteve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme