Policia e Kosovës njofton se dje ( e premte) në stacionin Policor në Vushtrri është paraqitur një qytetar, i cili ka njoftuar policinë se rreth orës 08:30, kishte gjetur një portofol (kuletë) në rrugën ,,Zejnullah Begu” në Vushtrri.
Policia njofton se në kuletë kishte pasur një sasi e të hollave dhe një foto, mirëpo nuk kishte pasur dokumentacion të ndonjë personi.
Në po të njëjtën ditë, rreth orës 16:20, një qytetar ishte paraqitur në Stacionin Policor Vushtrri, i cili kishte njoftuar policinë se kishte gjetur një sasi të hollave në rrugën ,,Ramadan Fazliu” në Vushtrri.
Paratë i kishte gjetur në rrugë dhe në afërsi të tyre nuk kishte vërejtur portofol apo ndonjë dokumentacion.
Policia bën të ditur se me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarëve, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë, andaj policia lëshon këtë informacion publik me qëllim që pronarët të njoftohen dhe të lajmërohen në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktojnë policinë në numrin 192./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...