Lista e 2% të shkencëtarëve më të cituar në botë për vitin 2024 përfshin për herë të parë edhe dy profesorë nga Universiteti i Prishtinës, Avni Berisha nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore dhe Besnik Krasniqi, nga Fakulteti Ekonomik, njofton Universiteti i Prishtinës.
Universiteti “Stanford” ka publikuar së fundmi listën e 2% të shkencëtarëve më të cituar në disiplina të ndryshme. Ky rangim konsiderohet si më prestigjiozi në botë. Renditja e shkencëtarëve bëhet nga të dhënat bibliometrike të Scopusit.
UP-ja është institucioni pararojë e kërkimit shkencor në hapësirat shqipfolëse dhe me profil akademik të respektuar në rajon. Kërkimi shkencor është prioritet dhe orientim strategjik i UP-së. Kjo vërehet në numrin në ngritje të publikimeve shkencore, numrin e projekteve shkencore të financuara, si dhe në përmirësimin e pozitës në rangimet ndërkombëtare./Arbresh.info/
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...
Tahiri: Kosova është në listë të zezë për ndërkombëtarët
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...