Gjykata Themelore e Prizrenit shqiptoi dënimin me shtatë (7) vite burgim efektiv si dhe dënimin me gjobë në shumën prej katër mijë (4.000) euro të të akuzuarve nga Prizreni.
Gjykata Themelore e Prizrenit, departamenti i krimeve të rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarve me iniciale E.R. nga Prizreni dhe GJ.A. nga fshati Shkozë, Komuna e Prizrenit dhe i ka shpallur fajtor për shkak se secili veç e veç kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar të akuzuarit me iniciale:
E.R. dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej tre (3) vitesh, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej dymijë(2.000) euro.
Të akuzuarit me iniciale GJ.A. nga fshati Shkozë Komuna e Prizrenit i shqiptoi dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej katër vitesh si dhe dënimin me gjobë në shumën prej dymijë (2.000) euro.
I akuzuari me iniciale E.R. me datën 13Dhjetor 2016 rrethe orës 15:00 pa autorizim e transporton dhe e dërgon në tranzit substancën narkotike me qëllim të shpërndarjes nga fshati Zhur Komuna e Prizreni për në Prishtinë në lagjen “Bregu i Diellit”.
I akuzuari GJ.A. pa autorizim ka poseduar dhe ka shpërndarë me qëllim të shitjes substancën narkotike në atë mënyrë që paraprakisht se bashku me të pandehurin E.R. merren vesh që këtë substancë ta dërgon nga fshati Zhur Komuna e Prizrenit për në Prishtinë në lagjen “Bregu i Diellit”./arbresh.info/
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...