Dy prindër në Prishtinë raportojnë se u janë zhdukur vajzat

10:12 | 3 Nëntor 2023
A Z

Dy prindër në Prishtinë kanë raportuar se vajzat e tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

Njëri ka raportuar se vajza i është zhdukur më 25 tetor, e tjetri më 30 tetor. Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Caraleva” , derisa i dyti në rrugën “Shaip Kamberi”.

“Rr. “Caraleva”, Prishtinë 25.10.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar me 02.11.2023 ka raportuar se me datën e cekur vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rr. “Shaip Kamberi”, Prishtinë 30.10.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar me 02.11.2023 ka raportuar se me datën e cekur vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme