Dy politikanë të Kosovës, Milaim Zeka, aktualisht deputetë dhe ish-deputeti, Ukë Rugova kishin shfrytëzuar izolimin e kosovarëve nga BE-ja. Ata duke bërë biznes me viza kishin shfrytëzuar mos liberalizimin e vizave për kosovarët për tu pasuruar për vetën e tyre.
Kur kanë kaluar 10 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, vendi ynë vazhdon të përballët me kufizimin e lëvizjes së lirë. Një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2015 nga kryeministri i aso kohë, Isa Mustafa dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ishte bërë shkaktar që kosovarët kanë mbetur të izoluar.
Kjo marrëveshje ishte bërë kusht nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave të Kosovës. Marrëveshje kjo që kishte shkaktuar paqartësi për tu mos u zgjidhur ende edhe pas tri viteve.
Opozita e asaj kohe në krye me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Lëvizjen Vetëvendosje, Nismën për Kosovën konsideronin se kjo marrëveshje po i humb Kosovës afër 8200 hektar tokë, kësisoj duke përdorur gazin lotsjellës në kuvendin e Kosovës si dhe duke organizuar protesta kishin kundërshtuar ratifikimin e kësaj marrëveshje.
Kësisoj qytetarët e Kosovës kishin mbetur të izoluar. Por këtë çështje dy politikan e përdorën për tu pasuruar për veten e tyre. Deputeti i Nismës, Milaim Zeka dhe ish-deputeti Ukë Rugova, i biri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, shfrytëzuan kushtin e BE-së për tu pasuruar.
Deputeti, Zeka kishte themeluar një biznes me Ilir Krasniqin duke shfrytëzuar emrin e tij, Zeka dyshohet se kishte mashtruar 920 kosovarë të cilit kishin tentuar të emigronin në Gjermani. Krasniqi dhe Zeka kishin mashtruar kosovarët teksa u kishin premtuar se në këmbim të të hollave do tu jepnin viza pune në Gjermani, shkruan Insajderi.
Aplikantët kishin paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit kosovarët ishin gjendur brenda një skeme mashtrimi. Insajderi kishte hulumtuar për më shumë se dy muaj këtë rast.
Zeka nën dyshimet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi, kishte qëndruar në paraburgim për një muaj. Përkundër se shumë kosovarë ishin mashtruar nga Zeka dhe Krasniqi ata kishin refuzuar t’ua kthenin të hollat që ua kishin marrë kosovarëve.
Ai, pos biznesit të paligjshëm me viza, dyshohet se ka lidhje me trafikim ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Dosjen komplet të këtij hetimi, përfshirë përgjimet telefonike e kishte siguruar Insajderi teksa ishin publikuar ky hetim i emëruar “Dosja Grande”
Kishte qenë viti 2009 Ibrahim Rugova po bënte tri vjet që kishte vdekur. Atë vit Uka, djali i vogël, ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte marrë përsipër lidershipin në familje.
Anëtarët e familjes po përballeshin me një problem të madh. Familja presidenciale gjithmonë kishte pasur viza për të lëvizur lirshëm jashtë shtetit. Por, tri vitet e pas vdekjes së presidentit kishin ndikuar që familjes t’i humbnin kontaktet dhe vizat mungonin. Për këtë çështje ndaj njëzetë vetave ishte ngritur aktakuzë nga EULEX-i. Anëtarët e grupit të udhëhequr nga Ukë Rugova akuzohen se me qëllim të përfitimit material në mënyrë të paligjshme kanë furnizuar individë me Viza Shengen të BE-së nga Ambasada Italiane në Prishtinë.
Kur shumë kosovarë janë mashtruar nga deputetët për marrjen e vizave, pas konsensusit të AAK-së, PDK-së, LDK-së dhe Nismës, vizat për kosovarët mund të realizohen për faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e tjera të BE-së për liberalizimin e vizave, përveç dy kushteve, ratifikimi i demarkacionit dhe luftimi i korrupsionit.
Për të mërkurën është caktuar seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Dy subjektet e vetme politike që janë shprehur se do ta votojnë kundër këtë marrëveshje janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.
Kujtojmë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme është zotuar se liberalizimi i vizave për kosovarët do të ndodh më së largu gjatë muajit dhjetor të këtij viti, në këtë mënyrë bizneset me viza do të shuheshin./Insajderi/
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...