Dy politikanë serbë, janë përplasur sot ashpër në korridoret e Kuvendit të Serbisë, rreth Kosovës.
Ka qenë anëtari i SNS-së, Dragan Shormaza, i pari që ka filluar sulmet me fjalë ndaj liderit opozitar të ‘Dverit’, Bosko Obradoviq, duke e quajtur atë ‘agjent’ e ‘tradhtar’.
E gjithë ngjarja kishte nisur, kur Obradoviq ishte duke u përgatitur që të fliste para mediave brenda Kuvendit të Serbisë, derisa Shormaza ka filluar t’i hedh fjalë duke e pyetur ‘Se kur ke qenë në Kosovë?”, shkruan telegraf.rs, transmeton Gazeta Express.
Në këtë përplasje është përfshirë edhe një zyrtarë tjetër i SNS-së, Vladimir Gjukanoviq, i cili i ka dalë në krahë bashkë partiakut të tij.
Obradoviq kishte thirrur këtë konferencë për të folur rreth aksionit të sotëm në veri të Kosovës, duke i thënë Shormazit se ‘ku është NATO-ja për të mbrojtur sot serbët në veri të Kosovës’.
Ndërkohë Shormaza i ishte kundërpërgjigjur duke i thënë se ‘ Kur ishte për herë të fundit në Kosovë, pse më pyet mua për diçka të tillë’.
E Gjukanoviq ka treguar gjithë përplasjen që ka parë me bashkë partiakut të tij dhe Obradoviqit.
Ai ka thënë se gjatë ditës se djeshme, Obradoviq ka tentuar që të ndalojë deputetët që të mos marrin pjesë në seancën e thirrur për Kosovën, ku do të fliste Vuçiqi.
Sot në veri të Kosovës, Policia ka organizuar një aksion prej ku kanë mbetur të arrestuar dhjetëra persona, disa prej të cilëve edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...